Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkeqësimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me sulmet e saj hakmarrëse në Irak dhe Siri. ”Veprimet e SHBA në rajon po përforcojnë rrethin vicioz të dhunës”, tha përfaqësuesi kinez në OKB, Zhang Jun, njoftoi të martën televizioni shtetëror kinez. Pekini u bëri thirrje palëve të përfshira të qëndrojnë të qetë, të respektojnë integritetin territorial të vendeve dhe të “ndalojnë operacionet e paligjshme ushtarake”. Më 3 shkurt, ushtria amerikane goditi më shumë se 85 objektiva në Siri dhe Irak. Sipas SHBA-së, objektivat përfshinin qendra komanduese, vende të shërbimit sekret dhe depo armësh të përdorura nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe milicitë e lidhura me to. SHBA po i përgjigjej një sulmi nga milicitë pro iraniane në Jordani më 28 janar, në të cilin tre ushtarë amerikanë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Qeveria kineze – e cila mban marrëdhënie të mira me vendet në rajon, përfshirë Iranin – dëshiron të pozicionohet në mënyrë neutrale në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe po bën thirrje për një armëpushim dhe mbrojtjen e civilëve dhe rrugëve të transportit detar. Megjithatë, Uashingtoni po i bën thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj në rajon për të ndaluar furnizimin me armë për rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen
Zhang: SHBA po përkeqëson konfliktin në Lindjen e Mesme
RELATED ARTICLES