Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Zelensky: Ukraina do të forcojë kufijtë e saj veriorë

 Zelensky: Ukraina do të forcojë kufijtë e saj veriorë

Nuk ka asnjë kërcënim pushtimi nga Bjellorusia, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një takim me udhëheqësit ushtarakë ukrainas, sipas shefit të shërbimeve sekrete ushtarake, Kyrylo Budanov. Ditët e fundit, Ministria e Mbrojtjes në Minsk tha se pret ardhjen e njësive të ardhshme ushtarake ruse dhe luftëtarëve të grupit mercenar “Wagner”, e cila po zhvillon trajnime të përbashkëta me forcat bjelloruse. Ukraina po forcon kufirin e saj verior me Bjellorusinë dhe Rusinë, ndërkohë që u ka bërë thirrje civilëve në disa rajone, që ende jetojnë pranë kufirit të largohen në vende më të sigurta. Komandanti i forcave të përbashkëta gjeneral-lejtënant, Serhii Naiev tha dje se Ukraina vazhdon të krijojë barriera inxhinierike drejtpërdrejt përgjatë kufirit shtetëror, të hapë kanale antitanke dhe të minojë zonën, duke shtuar se qëllimi është që kjo zonë të bëhet e “pakalueshme”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments