Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBie deficiti tregtar në eurozonë për shkak të rritjes së eksporteve

Bie deficiti tregtar në eurozonë për shkak të rritjes së eksporteve

Deficiti tregtar në eurozonë regjistroi një rënie të ndjeshme në maj duke reflektuar një rritje të dukshme të eksporteve mes rënies së importeve, sipas Eurostat. Deficiti tregtar ra në 0,9 miliardë euro (1 miliardë dollarë) të rregulluar sezonalisht në maj, nga 8 miliardë euro në prill. Eksportet shënuan një rritje mujore prej 2,9%, ndërsa importet u ulën me 0.1% në muajin maj. Në bazë vjetore, eksportet e produkteve shënuan një rënie prej 2,3%. Në të njëjtën kohë, importet shënuan një rënie më të theksuar prej 12,8%. Si rrjedhojë, deficiti tregtar ra në 0,3 miliardë euro nga 30,3 miliardë euro një vit më parë. Gjatë periudhës janar-maj, eksportet jashtë BE-së u rritën me 4,5% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa importet ranë me 7,8%. Si rezultat, bilanci tregtar rezultoi në një mungesë prej 28,5 miliardë euro krahasuar me një deficit prej 166,4 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ