Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Situata pranë frontit lindor jashtëzakonisht e vështirë

Zelensky: Situata pranë frontit lindor jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi dje trupat pranë frontit lindor. Zelensky theksoi se situata në vijën e frontit mbetej “jashtëzakonisht e vështirë”. “Jam i lumtur që jam këtu sot dhe që ju shoh”, tha ai ndërsa u dorëzonte medalje trupave luftarake, gjatë një ceremonie në një post-komandë pranë qytetit të Kupiansk, në rajonin e goditur nga lufta, Kharkiv. Në fjalimin e tij dje në mbrëmje, Zelensky e përshkroi situatën si jashtëzakonisht të vështirë në disa pjesë të vijës së frontit, ku trupat ruse kanë grumbulluar rezerva maksimale.

Zelensky gjithashtu u ankua për mungesën e artilerisë si dhe mbrojtjen ajrore të vijës së parë dhe për armë me rreze më të gjatë veprimi. “Ne po punojmë me partnerët tanë sa më shumë që të jetë e mundur për të rifilluar dhe zgjeruar mbështetjen financiare”, shtoi ai. Forcat e Ukrainës në fundjavë u tërhoqën nga Avdiivka, një qytet në rajonin e Donestkut që ishte kontestuar ashpër. “Ushtarët rusë kanë qëlluar për vdekje disa ukrainas të plagosur rëndë pasi pushtuan Avdiivka, pavarësisht se kishin renë dakord për evakuimin e tyre”, thanë forcat ukrainase të hënën. Prokurori publik ukrainas njoftoi të dielën se kishte nisur hetimet për krime lufte dhe vrasje pasi gjashtë ushtarë të plagosur rëndë u qëlluan për vdekje nga ushtria ruse.

Ushtria ruse mori kontrollin e Avdiivka të shtunën, pas disa muajsh përpjekjesh të dështuara. Në një përpjekje për të marrë mbështetjen e partnerëve evropianë, Zelensky vizitoi udhëheqësit në Paris dhe Berlin të premten. Më pas, ai mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një takim vjetor i vendimmarrësve të rangut të lartë, ku u takua me zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris dhe i bëri thirrje Kongresit amerikan të miratojë paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën tashmë të bllokuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ