Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi me qetësi ndaj njoftimit të planeve të katër rajoneve të okupuara të Ukrainës lindore për të mbajtur një referendum për bashkimin me Rusinë. “Pozicioni ynë nuk ndryshon me zhurmë apo ndonjë njoftim. Ne po mbrojmë Ukrainën, po çlirojmë vendin tonë dhe mbi të gjitha nuk po tregojmë asnjë dobësi”, theksoi Zelensky në fjalimin e tij video. Zelensky shprehu mirënjohjen për ata në komunitetin ndërkombëtar që kishin dënuar tashmë planet e referendumit dhe tha se ai do të përcaktonte qartë pozicionin e Ukrainës në një fjalim video që do të mbajë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar planet ruse për të mbajtur referendume në zonat e pushtuara të Ukrainës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për aneksimin e supozuar të ndonjë pjese të Ukrainës. Ne nuk do ta njohim kurrë këtë territor si asgjë tjetër përveçse një pjesë të Ukrainës. Ne i kundërshtojmë veprimet e Rusisë pa mëdyshje”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, në Uashington. Sullivan i quajti zgjedhjet e planifikuara një fyerje ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial që mbështesin sistemin ndërkombëtar, duke thënë se ishte e qartë se ato do të manipuloheshin.https://ata.gov.al/2022/09/21/kiev-zelensky-reagon-ndaj-planeve-te-referendumit-per-rajonet-e-pushtuara-ndersa-falenderon-aleatet/
Zelensky reagon ndërsa falenderon aleatët
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on