Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky po punon për një plan paqeje

Zelensky po punon për një plan paqeje

Një propozim për paqe, një vit pas luftës. Presidenti Volodymyr Zelensky po punon për një plan prej 10 pikash për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se 300 ditë. ”E gjitha kjo me synimin për ta paraqitur atë rreth 24 shkurtit, përvjetorit të parë të pushtimit dhe periudhës në të cilën mbërriti në Ukrainë një ofensivë e re ruse në shkallë të gjerë”, sipas ”Wall Street Journal”, që citon diplomatë të BE-së dhe ukrainas. ”Deri në atë datë, ideja e Kievit ishte të maksimizonte ripushtimet territoriale me sa më shumë fitore të jetë e mundur, në mënyrë që më pas të paraqitej më i fortë në çdo tryezë bisedimesh”, shton WSJ. Sipas gazetës amerikane, lideri ukrainas ka folur tashmë për këtë me presidentin amerikan, Joe Biden gjatë vizitës së tij në Uashington. ”Dhe ne biseduam për planin e paqes të Kievit edhe me partnerët e G7-ës”, njoftoi edhe sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken. “Mund t’ju them vetëm se ne po vlerësojmë atë që ai propozoi”, shtoi kreu i diplomacisë amerikane, sipas të cilit formula e Kievit është “një fillim i mbarë”, por pa specifikuar se sa kohë do t’i duhet SHBA dhe Ukrainës për të vlerësuar bashkërisht planin. Por, sado që mund të flitet për paqen, për ta arritur atë plani duhet të ketë vullnetin e të dyja palëve. Kremlini nxitoi të thotë se ata nuk e dinë se ka ndonjë plan paqeje nga pala ukrainase, ”Kievi nuk e merr parasysh realitetin aktual. Nëse nga njëra anë takimi Zelensky-Biden vulosi më tej një aleancë jetike për Ukrainën, nga ana tjetër ndezi tensionet mes SHBA-së dhe Moskës”, sipas ambasadorit rus në Uashington, Anatoly Antonov. ”Vizita e presidentit ukrainas është një sinjal se SHBA dhe Ukraina nuk janë gati për paqe”, tha ai./ ata

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments