Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehu falënderimet e tij për Gjermaninë dhe shtetet e tjera për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në ndihmë të vendit të tij për të luftuar pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë. “Këtë javë kemi bërë përparim të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të mbrojtjes dhe paketave të tjera mbështetëse”, tha Zelensky. “Danimarka, faleminderit për paketën e re të mbrojtjes, e cila tashmë është paketa e 12-të. Pajisje, municione dhe raketa për mbrojtjen tonë ajrore”, tha ai. “Gjermania, faleminderit për ndihmën e re ushtarake. Belgjika, pjesëmarrja juaj në trajnimin tonë të pilotëve është miratuar. Faleminderit! Norvegjia, vendimi juaj për të siguruar fonde shtesë për rimëkëmbjen e Ukrainës. Është thelbësore. Faleminderit!”, tha Zelensky. “Koreja e Jugut, faleminderit për marrëveshjen e re të mbështetjes financiare! SHBA, faleminderit për vendimin e ri të sanksioneve për të kufizuar aftësinë e Rusisë për t’u përfshirë në terror”, shtoi ai. Megjithatë, Kievi është ende në pritje të një vendimi nga ana e Berlinit për të siguruar raketat “Taurus”, një vendim që kërkon më shumë kohë sesa shpreson Ukraina.