Sa më absurde të dalin deklarata nga Moska, aq më e madhe duhet të jetë forca jonë, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. ‘’Vetëm forca e mbrojtjes sonë të jetës, aftësia jonë për të arritur qëllimet tona mund ta kthejë Rusinë në një gjendje të paktën të pjesshme të maturisë’’, shtoi ai. ‘’Çmenduria ruse duhet ta humbasë këtë luftë. Ne do të bëjmë gjithçka për këtë”, theksoi ai.