Ruajtja e solidaritetit evropian me Ukrainën është sfida më e madhe me të cilën përballet kontinenti, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në mbledhjen e liderëve në Spanjë, mes shqetësimeve se premtimet e ndihmës për Kievin mund të ngadalësohen ndërsa afrohet dimri i dytë i luftës. Deklarata e Zelensky erdhi gjatë një samiti të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Granada, Spanjë, ku disa dhjetëra liderë evropianë u mblodhën për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit, pavarësisht tensioneve gjeopolitike që po tronditin kontinentin. Zelensky theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës përpara atij që pritet të jetë një tjetër dimër i ashpër. “Ne u kërkojmë udhëheqësve të vazhdojnë ndihmën e tyre ushtarake”, tha Zelensky. Ai kritikoi trazirat politike në Kongresin e SHBA-së, që çuan në përjashtimin e ndihmës për Ukrainën, në bazë të një projektligji të shpenzimeve të miratuar së fundmi. “Amerika na ndihmoi, ndihmoi Evropën të mbijetonte. Dhe tani është e rëndësishme që Evropa “të mos fshehë velat nga era, duke u përpjekur të presë stuhinë”, tha ai. “Sigurisht që Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-në”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ndërsa mbërriti në takim. Ai shtoi se shpreson që SHBA-ja të vazhdojë të ndihmojë Kievin. “Megjithatë, BE-ja po punon për të zgjeruar ndihmën e saj”, shtoi Borrell. “Të gjithë evropianët po mbështesin Volodymyr Zelensky dhe vendin e tij”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili ishte mikpritësi i takimit.
Zelensky bën thirrje për unitet evropian
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on