Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAZbulohet objekti më i ndritshëm në univers

Zbulohet objekti më i ndritshëm në univers

Është identifikuar objekti astronomik më i ndritshëm që është parë ndonjëherë në univers, i cili shkëlqen sa 500 trilionë diej. Objekti është një bërthamë galaktike, më e ndritura dhe më e shpejta në rritje midis atyre që janë vëzhguar deri më tani. I quajtur ”J0529-4351”, ai fuqizohet nga një vrimë e zezë me një masë 17 miliardë herë më të madhe se Dielli që po rritet me shpejtësinë e një mase diellore në ditë.

Këtë e demonstrojnë të dhënat e mbledhura falë Teleskopit Shumë të Madh të Observatorit Evropian Jugor në Kili, botuar në revistën ”Nature Astronomy”. “Ne kemi zbuluar vrimën e zezë me rritje më të shpejtë të njohur deri më tani”, thekson Christian Wolf, astronom në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) dhe autori i parë i studimit. Lënda e tërhequr drejt kësaj vrime të zezë, në formën e një disku, lëshon aq shumë energji sa 500 trilion herë më i shndritshëm se Dielli.

“E gjithë kjo dritë vjen nga një disk i nxehtë grumbullimi që mat shtatë vite dritë në diametër”, theksoi Samuel Lai, bashkautor i punimit. ”Është befasi që ka mbetur i panjohur deri më sot, kur tashmë dimë rreth një milion kuazarë më pak të shquar”, komenton bashkautori Christopher Onken.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments