Një monedhë e rrallë 2 000-vjeçare që daton nga revolta hebraike kundër Romës, u zbulua në shkretëtirën e Judesë, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit. Monedha prej argjendi paraqet tre shegë, ndërsa ana tjetër ka një kupë. Fjalët “Jerusalemi i Shenjtë” ishin gjithashtu të gdhendura. IAA e daton monedhën në vitin 66 ose 67 të es. ”Hebrenjtë ishin nën sundimin e Perandorisë Romake, kështu që prerja e monedhave ishte një shprehje sfiduese e identitetit kombëtar”, tha Autoriteti i Antikiteteve. Vetëm perandori romak kishte autoritetin për të prerë monedha dhe monedhat romake pothuajse gjithmonë shfaqnin perandorin dhe kafshë. Yaniv David Levy, një studiues numizmatik në IAA, tha se ”monedhat nga viti i parë i revoltës, si kjo monedhë që u zbulua në shkretëtirën e Judesë, janë të rralla”. Gjatë kohës së Tempullit të Dytë, pelegrinët i paguanin tempullit një taksë prej gjysmë shekeli. Monedha e pranuar për pagimin e kësaj takse për gati 2 000 vjet ishte shekeli tirian. Kur shpërtheu revolta, rebelët lëshuan, siç u përmend, këto monedha zëvendësuese të cilat mbanin mbishkrimet “shekeli i Izraelit”, “gjysmë shekeli” dhe “çerek shekeli”. “Me sa duket, ndonjë rebel që endej nëpër shkëmbinjtë e shkretëtirës hodhi thesarin e çmuar të shekelit dhe për fat ne mundëm ta gjenim atë 2 000 vjet më vonë dhe t’ia kthenim publikut”, tha arkeologu i IAA, Hagay Hamer. atsh
Zbulohet monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on