Zbulohet gjeni që mund të trajtojë dhe ngadalësojë hepatitin B, C dhe D, shkruan politco.eu.
Si të ishte një “traportues”, ky gjen transferon yndyrën nga mëlçia në gjak. Dhe jo vetëm kaq: bën të njëjtën gjë me viruset që mund të prekin vetë mëlçinë.
Duke u nisur nga ky çelës interpretues ekipi studiues australianësh nga Instituti për Kërkime Mjekësore Westmead zbuloi gjenin që mund të trajtojë dhe ngadalësojë hepatitin B, C dhe D.
Studimi u publikua në revistën shkencore The Journal of Infectious Disease dhe gjeni në fjalë quhet TM6SF2.
Zbulimi i rolit të këtij gjeni mund të çojë në bllokimin e viruseve që sulmojnë mëlçinë hap derën për një trajtimin e kësaj patologjie duke bërë kështu që edhe grimcat e virusit të largohen nga mëlçia.