Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREZbulime në Parkun Arkeologjik të Finiqit

Zbulime në Parkun Arkeologjik të Finiqit

Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar ka kryer gërmime në sektorin A11, në Finiq, ku kanë dalë në dritë shumë blloqe që mbivendosen me njëri-tjetrin. Janë ato që kanë mbetur nga një mur i periudhës romake, i shembur ndoshta për shkak të një tërmeti. Sipas specialistëve, efekti i tyre i përgjithshëm është mbresëlënës, pasi duken si gurët e një dominoje gjigante. “Në sektorin A11 ka shumë gjëra që na kanë bërë përshtypje, si muri i tarracimit i shembur plotësisht në rrjedhën e poshtme”, shkruan në rrjetet sociale Misioni Arkeologjik. Parku Arkeologjik i Finiqit është një destinacion gjithmonë e më i frekuentuar nga turistët vendas e të huaj, ndërkohe që i rriten vlerat me zbulimet e herëpashershme të ekspeditës italo-shqiptare. Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore. Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Që nga fillimi i viteve 2000 në Finiq gjendet Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar, me specialistë nga Universiteti i Bolonjës. Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments