Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIYield-et e obligacioneve 7-vjeçare u ulën në 6%

Yield-et e obligacioneve 7-vjeçare u ulën në 6%

Norma e interesit ose yield-et e obligacioneve 7-vjeçare pësuan rënie në ankandin e kësaj jave. Banka e Shqipërisë njoftoi se yield-i i obligacioneve 7-vjeçare shënoi nivelin 6%, ndërkohë që në ankandin e mëparshëm, në dhjetor të vitit të kaluar yield-i mesatar kishte qenë 7.98%. Në ankand shuma totale e kërkuar shënoi 5.3 miliardë lekë, nga 1.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e obligacioneve të nxjerra në shitje nga (MFE). Duke parë pjesëmarrjen e lartë dhe yield-et favorshme të kërkuara, MFE e rriti shumën e pranuar të ofertave me 15%, për një vlerë përfundimtare prej rreth 1.73 miliardë lekësh. Në dy muajt e fundit, yield-et e bonove dhe obligacioneve po shënojnë një tendencë të shpejtë në rënie, duke korrigjuar pjesërisht rritjen e fortë që shënuan në periudhën mes muajve gusht dhe nëntor. Kjo dëshmon se tregu paraqitet më i stabilizuar, ndërsa pasiguria e investitorëve, e lidhur me pritjet për inflacionin dhe normat e interesit, është reduktuar ndjeshëm. Yield-et e obligacioneve 7-vjeçare kanë rënë pranë një niveli ku, vetëm dy muaj më parë, ndodheshin yield-et e bonove 12-mujore. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ