Norma e interesit (yield-et) e bonove të thesarit me afat 12- mujor shënuan një tjetër rritje të fortë në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 3.47%, nga 3.04% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fillim të muajit gusht. Sipas BSH-së, nga 10 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, në ankand u paraqitën kërkesa për vetëm 8.5 miliardë lekë. Rritje shënuan edhe yield-et e bonove të thesarit me maturim 3-mujor, që arritën nivelin 1.9%, nga 1.69% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Në ankandin e bonove 3-mujore kërkesa ka qenë ndjeshëm më e lartë, me pothuajse dy miliardë lekë, nga 1 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave.https://ata.gov.al/2022/08/17/yield-et-e-bonove-12-mujore-te-thesarit-ne-nivelin-3-47/