Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit u rritën përsëri në ankandin e së martës. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 5.83%, nga 5.74% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fillim të muajit nëntor. Në këtë ankand u shitën 8.5 miliardë lekë bono thesari, nga 15.6 miliardë lekë që u ofruan për shitje. Banka e Shqipërisë vëren, se rritja e pjesëmarrjes së ankandin e sotëm të bonove mund të shpjegohet në radhë të parë me faktin se rritja e yield-eve i ka bërë këto instrumente shumë tërheqëse, si për investitorët institucionalë, ashtu edhe për investitorët e vegjël. Ndërsa jo më larg se sot, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje individëve të investonin më shumë në ankandet e bonove të qeverisë, për të përfituar nga normat e larta të interesit. Ndërkohë, edhe bankat dhe institucionet financiare po shfaqen mjaft të interesuara për të investuar në bono, për shkak të yield-eve të larta, por edhe për shkak të një politike investimi të orientuar kryesisht drejt instrumenteve afatshkurtra.https://ata.gov.al/2022/11/15/yield-et-e-bonove-12-mujore-te-thesarit-arrijne-ne-5-83/
Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit arrijnë në 5.83%
RELATED ARTICLES