Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIYield-et e bonove 12-mujore bien poshtë nivelit të 4%

Yield-et e bonove 12-mujore bien poshtë nivelit të 4%

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e së martës dhe zbritën poshtë nivelit 4%. Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore zbriti në 3.98%, nga 4.09% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Edhe ankandi i kësaj jave u karakterizua nga një kërkesë në vlerën e 10 miliardë lekëve, nga 8 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim. BSH-ja bën të ditur se, rënie të ndjeshme të normave të interesit shënuan edhe bonot 6-mujore, që zbritën në 3.26%, nga 4.37% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fund të muajit janar. Në tre muajt e fundit, yield-et e letrave me vlerë të qeverisë shqiptare kanë ndjekur një proces të vazhdueshëm korrigjimi në rënie, pas rritjes shumë të shpejtë që u regjistrua deri në muajin nëntor 2022, si rezultat i inflacionit të lartë dhe lëvizjeve agresive të Bankës së Shqipërisë në drejtim të rritjes së normave të interesit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments