Punimet për ndërtimin e strukturës mbrojtëse nga përmbytjet të xhamisë së “Plumbit” janë në fazën e përfundimit.
Ky projekte që po zbatohet për herë të parë në vendin tonë pritet t’i japë zgjidhje këtij fenomeni që jo vetëm e bën të papërdorshme Xhaminë e “Plumbit” por edhe i ka dëmtuar vlera të saj.
Brenda rrethimit po vendosen edhe një sistem pompash që bëjnë të mundur edhe largimin e ujit rreth xhamisë.
Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatliu, ajo është shpallur Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane.