Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAXhamia 600-vjeçare i rikthehet komunitetit në Prishtinë

Xhamia 600-vjeçare i rikthehet komunitetit në Prishtinë

Pas 12 vitesh zvarritjeje, më në fund Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, i rikthehet komunitetit. Pjesa e brendshme është rinovuar dhe pikturat murale janë restauruar. Ndërhyrje janë realizuar edhe në dyshemenë e xhamisë, ku janë vënë instalimet e ngrohjes dhe të ventilimit. Specialistët kanë punuar edhe në oborrin e xhamisë, duke restauruar shatërvanin, i cili gjithashtu është aset i trashëgimisë kulturore të Kosovës. Përtej komunitetit fetar, kjo kryevepër e arkitekturës është një aset i rëndësishëm në skenën e trashëgimisë kulturore të Prishtinës. Më në fund Xhamia e Çarshisë është e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës, si edhe turistët e huaj. Ndërhyrjet që mundësuan rikthimin e saj, u kryen në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes MKRS, BIK dhe TIKA. Xhamia e Çarshisë ose Xhamia e Gurit është një prej objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Mbi 600-vjeçare, xhamia supozohet se është ndërtuar rreth vitit 1393. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments