Vlerat e trashëgimisë arkitektonike moderne, kanë ardhur përmes tre filmave dokumentarë, të realizuar në Kosovë. Autorja e dokumentarëve, Flaka Xërxa Beqiri, ka pasur si qëllim dokumentimin e rëndësisë së objekteve të trashëgimisë moderne, përmes rrëfimeve personale të shfrytëzuesve të tyre. Tre filmat dokumentarë, të cilët kanë marrë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, u shfaqën në Qendrën Kulturore “Kino Armata”, në Prishtinë. Dokumentari “Ngjyrat” u realizua mbi ndërtesën e Bankosit në Pejë, i cili flet për arkitekturën e tij dhe si e shihnin punonjësit këtë ndërtesë, disa prej të cilëve folën për rëndësinë që ajo kishte asokohe. “Vijat” i realizuar mbi ndërtesën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për të cilin folën me shumë nostalgji për rëndësinë e veçantë që objekti kishte për rininë dhe aktivitetet kulturore e rekreative. Dokumentari i tretë “Kupollat” fliste për Bibliotekën Kombëtare, duke shfaqur jo vetëm vlerat e saja kulturore, por edhe arkitekturore. Një diskutim për të shpalosur këndvështrimet e arkitektëve mbi vlerat dhe rëndësinë e arkitekturës moderne në Kosovë, u zhvillua pas shfaqjes së tre dokumentarëve. Pjesë e panelit ishin profesori i arkitekturës, Ilir Gjinolli, dhe autorja e dokumentarëve. ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on