Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIXhamat e errët të autoveturave,240 mijë leje në 4 vjet 

Xhamat e errët të autoveturave,240 mijë leje në 4 vjet 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi se ka miratuar 239 951 leje për përdorimin e xhamave të errët në autovetura, nga fillimi i kësaj risie në vitin 2019 deri më prill 2023. Sipas DPSHTRR-së, përdoruesit e automjeteve për errësimin e xhamave të pasëm të automjeteve kanë kryer procedurat me materiale të homologuara nga prodhuesi dhe i kanë instaluar ato nga serviset e licencuara, konform dokumentacionit që vërteton garancinë origjinale. DPSHTRR bëri të ditur se çdo mjet në shkelje të normave, që qarkullon me xhama të errësuara pa certifikim (për rastet e veshjeve errësuese) apo që ka rritur përqindjen e errësimit pas certifikimit, është subjekt masash administrative nga Policia Rrugore si edhe subjekt penalizimi deri në humbjen e të drejtës për errësimin e xhamave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments