Bumi turistik nxit zhvillimin lokal dhe krijimin e vendeve të punës.

PIUTD u përqendrua në restaurimin e 12 pikave kryesore turistike, si Qafa e Pazarit, shëtitorja e Sarandës, si dhe kalatë e Beratit, Borshit  Gjirokastrës dhe Kaninës, duke i bërë ato më të aksesueshme për vizitorët.

Gati 200 mijë metra katrorë hapësira publike janë përmirësuar.

Kjo ka përfshirë restaurimin e rrugëve me kalldrëm, shtrimin e rrugëve, rehabilitimin e shesheve, vendosjen e sinjalistikës, trotuareve, ndriçimit, shtigjeve të reja, stolave, rampave dhe pikave të informacionit për turistët.

Turizmi tashmë po përjeton një rritje të madhe.

Sipas INSTAT, Shqipëria pati një rritje prej 82% të ardhjeve të turistëve në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019.

Në jug të Shqipërisë, shifrat janë edhe më mbresëlënëse: Berati regjistroi pothuajse katër herë më shumë turistë, ndërsa Gjirokastra gjashtë herë më shumë gjatë së njëjtës periudhë.

Kjo rritje e numrit të turistëve, e nxitur edhe nga investimet e sektorit publik, po sjell investime të reja nga sektori privat.