Kur astronomët kombinojnë fuqitë vëzhguese të teleskopit hapësinor James Webb dhe teleskopit hapësinor Hubble, ata kapin pamjet më të detajuara të kozmosit. Një imazh i ri që tregon një “çift” galaktik, i shpërndarë nga NASA të mërkurën, është rezultati i mrekullueshëm i përdorimit të të dhënave nga të dy observatorët hapësinorë. Secili nga teleskopët kontribuoi në vëzhgime në gjatësi vale të ndryshme të dritës. Webb mund të zbulojë dritën infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut, ndërsa Hubble ka aftësinë të vëzhgojë dy galaktikat në dritën e dukshme si dhe në dritën ultravjollcë. Dyshja e galaktikës eliptike dhe galaktikës spirale njihet si VV 191. Këto galaktika të vogla, të cilat duket se janë shumë afër njëra-tjetrës, në fakt nuk po ndërveprojnë me njëra-tjetrën, por ato i lejojnë studiuesit të gjurmojnë dhe krahasojnë pluhurin galaktik.https://lajme.rtsh.al/artikull/nasa-publikon-imazhe-te-reja-teleskopet-webb-dhe-hubble-kapin-pamje-mahnitese-te-nje-cift-galaktik
Webb dhe Hubble kapin pamje mahnitëse të një “çift” galaktik
RELATED ARTICLES