Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVuçiç:Masa urgjente për posedimin e armëve

Vuçiç:Masa urgjente për posedimin e armëve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar masa urgjente në lidhje me posedimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Në një konferencë për shtyp në Beograd, presidenti shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e të gjitha viktimave të dy masakrave. “Ky është një sulm masiv kriminal, një sulm ndaj vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen atë”, tha Vuçiç. Ditën e djeshme qeveria kishte miratuar një sërë masash për forcimin e kontrolleve për armëmbajtjen dhe rritjen e dënimeve. “Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, do të punësohen mijëra policë të tjerë, në mënyrë që çdo shkollë të ketë nga një”, tha Vuçiç. “Ne duam të përmirësojmë sigurinë me 99% dhe të reduktojmë dhunën me 80%. Në Beograd janë 331 shkolla, në to do të jenë 331 policë. Për të gjitha masat e tjera, tashmë janë ndarë 25 milionë euro”, tha ai. Duke iu referuar të shtënave të natës në Mlladenovac, Vuçiç tha se autori u kap menjëherë dhe nuk do të lirohet kurrë nga burgu. Masat për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe municioneve do të ashpërsohen ndjeshëm. “Të gjithë ata që kanë një armë do të kontrollohen dhe ne presim që të mos ketë më shumë se 30,000-40,000 armë përreth. Ne do të bëjmë çarmatimin e Serbisë. Do të dyfishojmë dënimet dhe më pas do të shohim se kush do të blejë ende armë”, tha presidenti. Vuçiç shtoi se edhe për gjuetarët do të ketë kontrolle periodike, çdo gjashtë muaj dhe çdo vit, me ekzaminime mjekësore dhe analiza psikiatrike dhe të drogës. Një hulumtim i publikuar ditët e fundit ka treguar se Serbia është në vendin e tretë në botë, pas SHBA-së dhe Malit të Zi, për numrin e armëve për 100 banorë, mbi 39 në 100 civilë janë të armatosur. Shkalla të larta të posedimit të armëve janë regjistruar edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, rezultat i dukshëm nga sasitë e mëdha të armëve dhe municioneve të mbetura në qarkullim në rajon pas konflikteve të armatosura të viteve 1990.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments