Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVuçiç: Takim “i vështirë” me pesë diplomatët perëndimorë

Vuçiç: Takim “i vështirë” me pesë diplomatët perëndimorë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se pati një takim “të vështirë” me pesë diplomatët perëndimorë sot në Beograd. “Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, tha Vuçiç pas takimit në Instagram. Diplomatët perëndimorë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarë të lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermani, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, shkuan në Beograd pasditen e sotme, pas një vizite në Prishtinë më herët gjatë ditës, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Para takimit, Vuçiç tha se pesëshja e madhe, më e forta erdhi në Beograd dhe se kjo do të thotë se sot ndoshta do të ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë dhe për të personalisht”, sipas agjencisë së lajmeve “Beta”. Lajçak, i cili udhëhoqi pesëshen diplomatike në Prishtinë, tha se shmangia e përshkallëzimit të situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente se kurrë më parë. Përsa i përket dialogut, Lajçak theksoi se në Kosovë dhe Serbi kishte ardhur me një plan. “Ne gjithmonë kemi një plan, kështu që kemi një plan dhe e kemi diskutuar planin me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë me presidentin Aleksandar Vuçiç gjatë ditës së sotme. Tani nuk do të jap më shumë detaje”, tha Lajçak. Lajçak nënvizoi se sulmi në Banjskë vetëm se a e ka bërë edhe më të rëndësishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ai është rruga e vetme për dy vende me aspirata evropiane. Lajçak nënvizoi se sulmi në Banjskë e ka bërë edhe më të rëndësishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo është e vetmja rrugë për të dy shtetet me aspirata evropiane. “Dialogu është më i rëndësishëm se kurrë, sepse nëse nuk ka dialog, përshkallëzimi mund të përsëritet dhe kjo nuk është ajo që duam ne dhe as ju. “Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Së dyti, nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut, sepse dialogu sjell normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments