Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVuçiç: Përparimi në sektorin e energjisë një nga çështjet më të rëndësishme

Vuçiç: Përparimi në sektorin e energjisë një nga çështjet më të rëndësishme

Në sektorin e energjisë, Serbia ka nevojë për reforma të shumta, një ndryshim zakonesh dhe investime të mëdha në vitet e ardhshme, me qëllimin për të arritur në 16-30 miliardë euro, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një konferencë mbi mundësitë për investime në burimet e rinovueshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor. ”Përparimi në sektorin e energjisë është një nga çështjet më të rëndësishme për të gjitha qeveritë në rajon”, tha ai. ”Këtë vit, ne kuptuam se kemi probleme të thella dhe thelbësore, jo vetëm kur bëhet fjalë për diversifikimin e furnizimeve me gaz dhe naftë, por edhe kur bëhet fjalë për veten dhe qasjen tonë të modës së vjetër dhe teknologjitë e vjetra në termocentralet”, tha Vuçiç. ”Nuk ka asgjë të re edhe kur bëhet fjalë për potencialin hidroenergjetik dhe qeveria nuk është në gjendje të rrisë përqindjen e burimeve të rinovueshme të energjisë në furnizimin dhe konsumin e përgjithshëm”, tha ai. “Kjo do të thotë se ne do të duhet të bëjmë shumë reforma, të ndryshojmë zakonet tona dhe të punojmë në një mënyrë krejt tjetër”, vuri në dukje Vuçiç. ”Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar nga partnerët nga Norvegjia dhe Britania e Madhe që të na ndihmojnë”, tha Vuçiç. “Nuk ka zgjidhje të lehta apo të thjeshta, por ne duhet të veprojmë sa më shpejt që të jetë e mundur ose do të përballemi me fatkeqësi”, theksoi ai. Në konferencë marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, respektivisht Edi Rama, Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç si edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Konferenca organizohet nga ambasadat norvegjeze në Beograd dhe Sarajevë në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-Bosnje- Hercegovinë dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në sektorin e energjisë.https://ata.gov.al/2022/11/17/beograd-vucic-perparimi-ne-sektorin-e-energjise-nje-nga-ceshtjet-me-te-rendesishme-per-te-gjitha-qeverite-ne-ballkanin-perendimor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments