Thursday, November 21, 2024
HomeMJEDISViti i Pyjeve: 294 mijë fidanë të rinj nga janari deri në...

Viti i Pyjeve: 294 mijë fidanë të rinj nga janari deri në prill

Viti 2024 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Pyjeve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se në 4 muajt e parë të vitit janë mbjellë 294 mijë fidanë. “294 mijë fidanë u shtuan nga veriu në jug gjatë katër muajve të parë të këtij viti, i cili i është dedikuar pyjeve. Bashkitë, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe stafet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kanë përfunduar prej javësh mbjelljet e tani është faza e përkujdesjeve që ta finalizojmë suksesshëm Vitin e Pyjeve”, bëri të ditur Kumbaro. Krahas fushatës së pyllëzimit, e cila ka nisur prej disa muajsh në gjithë territorin e vendit, aktivitetet në kuadër të Vitit të Pyjeve kanë veçanërisht në fokus ndërgjegjësimin dhe informimit e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments