Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALESHENDETESI Vitamina D mund të rrisë rezistencën ndaj kancerit

 Vitamina D mund të rrisë rezistencën ndaj kancerit

Vitamina D mund të ofrojë një avantazh kundër tumoreve në të ardhmen duke forcuar përgjigjen imune ndaj kancerit, sipas një studimi në Institutin ”Francis Crick” në Londër. Studiuesit zbuluan se minjtë e laboratorit të ushqyer me një dietë të pasur me vitaminë D kishin rezistencë më të mirë imune ndaj tumoreve të transplantuar eksperimentalisht në trupin e tyre dhe reaguan më mirë ndaj trajtimit të imunoterapisë. Ky efekt u vu re gjithashtu kur kafshët u modifikuan gjenetikisht për të pasur më shumë vitaminë D në indet e tyre. Për më tepër, ekipi zbuloi se vitamina D vepron në zorrë, duke favorizuar një bakter të quajtur ‘’Bacteroides fragilis’’. Sipas studiuesve, është ky mikroorganizëm që u jep minjve një imunitet të përmirësuar ndaj kancerit. Studimet e mëparshme kanë propozuar një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe rrezikut të kancerit tek njerëzit, megjithëse provat kanë qenë jokonkluzive. Për të hetuar më tej, studiuesit analizuan një grup të dhënash nga 1.5 milionë njerëz në Danimarkë, të cilat nxorën në pah një lidhje midis niveleve më të ulëta të vitaminës D dhe një rreziku më të lartë të kancerit. Një analizë e veçantë e një popullate të pacientëve me kancer sugjeroi gjithashtu se njerëzit me nivele më të larta të vitaminës D kanë më shumë gjasa t’i përgjigjen mirë trajtimeve të imunoterapisë së kancerit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ