Territori shqiptar gjatë kësaj jave do të jetë nën zotërimin e valëve të të nxehtit afrikan të cilët janë future që ditën e djeshme, duke bërë që termometri sot të ngjitet në vlerën 39 gradë Celsius në zonat e izoluara. Megjithatë pasditja do të sjellë vranësira të shpeshta në territor, nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, edhe pse të izoluara. Fundjava, e shtuna dhe e diela do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe temperature deri në 40 gradë Celsius ditën e shtunë, dhe mbi 40 gradë ditën e diel. Qarqet që do të regjistrojnë temperaturat më të larta do të jenë Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.Për sa i përket vijës bregdetare do të kemi temperature deri në 36 gradë apo 37 gradë Celsius. Ndërkohë zonat malore, Kukësi dhe Hasi do të regjistrojë 36 gradë Celsius dhe 33-34 gradë do të jenë temperaturat në zonën e juglindjes. Për sa i përket motit në Republikën e Kosovës, moti do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Nuk do të mungojnë as momentet e pakta me reshje shiu. Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike. Temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. E shtuna dhe e diela do të jetë me temperatura të larta. Shkupi do të regjistrojë temperatura deri në 40 gradë Celsius.
Home PARASHIKIMI MOTIT Vijon vala e të nxehtit afrikan/Temperatura mbi 40 gradë Celsius,parashikimi i motit...