Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREVijon puna për restaurimin e kalasë së Ishmit

Vijon puna për restaurimin e kalasë së Ishmit

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndoqi nga afër punimet që po kryhen për restaurimin e njërit prej aseteve të trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit, siç është kalaja e Ishmit. Ky restaurim mundësohet nga programi EU4Culture, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës. Qëllimi i projektit është të restaurojë sitet e trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Ky projekt përveç restaurimit synon të investojë edhe në rivitalizimin e siteve me qëllim kthimin e këtyre objekteve në atraksione turistike dhe kulturore duke përmirësuar potencialin turistik të Durrësit dhe gjithë vendit tonë, u shpreh Sako në një postim në rrjetet sociale. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments