Vijon puna për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh sot se, aktualisht po punohet në lagjen Stallë në njësinë administrative të Sukthit, në mënyrë që të shmangen përmbytjet në këtë zonë. Sako theksoi se, vetëm në këtë njësi administrative këto punime do të vazhdojnë në një gjatësi prej disa kilometrash dhe lartësia e argjinaturës së rehabilituar ka arritur deri në 7 metra. “Puna do të vijojë derisa të rehabilitohet argjinatura e këtij lumi në të gjitha zonat problematike për të parandaluar përmbytjet”, nënvizoi Sako në një postim në rrjetet sociale. ATA
Vijon puna për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen
RELATED ARTICLES