Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVijojnë punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Vijojnë punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër kanë inspektuar kantierin e Xhamisë së Plumbit ku në zbatim të planit të ndërhyrjeve, po vijojnë punimet në pjesën e interierit të objektit. Gjatë fazës së parë të zbatimit të projektit, mbikqyrësit e punimeve restauruese nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Shkodër, si dhe shoqëritë zbatuese shqiptare e turke, po punojnë së bashku për të garantuar që kjo pasuri kulturore të restaurohet duke marrë parasysh teknologjinë e konservimit të vlerave të saj, konform normave teknike dhe kritereve të restaurimit. E ndërtuar në 1773, sipas modelit të arkitekt Sinanit, Xhamia e Plumbit në Shkodër është një nga më të veçantat në Shqipëri. Projekti i rehabilitimit, po vihet në jetë falë marrëveshjes së bashkëpunimit me qeverinë turke. Ndërhyrja kryesore lidhet me zgjidhjen e problemit të përmbytjeve, krijimin e një sistemi kullimi të sigurt dhe pengimin e ujërave vërshuese dhe restaurimin e ndërtesës. Jo pa rëndësi është edhe sistemimi i peizazhit të ambientit përreth, për ta kthyer në një park të denjë për besimtarët e turistët. Teknikat e ndërtimit dhe materialet e përdorura në monumentin e kulturës dhe të gjitha detajet arkitektonike origjinale nuk do të cënohen.https://ata.gov.al/2022/10/07/vijojne-punimet-ne-xhamine-e-plumbit-ne-shkoder/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments