Në një reagim në rrjetet sociale, Policia e Lezhës njoftoi sot se në Shëngjin janë ndaluar 8 mjete lundruese për shkak të mungesës së dokumentacionit. “Në zbatim të masave të përcaktuara në Planin Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve në të gjithë hapësirën ujore të vendit, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, nisur dhe nga disa raste të denoncimeve nga qytetarët, për shkeljen e perimetrit të sigurisë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në hapësirën detare nga Shëngjini në Tale, për verifikimin e mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve”, njofton Policia. “Në vijën bregdetare dhe hapësirën detare të SPK Shëngjin, u kontrolluan 13 mjete lundruese dhe 8 prej tyre, mjete argëtuese Jet Ski, rezultuan me mungesë dokumentacioni në bord. Për këtë arsye, u bë bllokimi administrativ i 8 mjeteve Jet Ski dhe pronarët e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj”, thekson Policia. “Policia e Shtetit apelon sërish për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat detare, liqenore dhe lumore, që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, të mos cenojnë perimetrin ujor të sigurisë për pushesit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi. Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë. Monitorimi i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore në të gjithë vendin, vijon”, përfundon njoftimi i Policisë. atsh
Vijojnë kontrollet në bregdet, bllokohen 8 mjete lundruese
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on