Janë vjedhur të dhënat personale të 769 mijë personave të cilët kanë dalë në pension nga zona të lidhur me administratën e rajonit të Kalifornisë në SHBA. Sistemi i Pensioneve për Punonjësit e Sektorit Publik në Kaliforni njoftoi se shumë njerëz dhe institucione u prekën nga sulmi kibernetik i kryer në qershor duke përfituar nga një dobësi në MOVEit Transfer i cili është një mjet për transferimin e skedarëve (dosjeve). Në sulmin kibernetik janë marrë të dhënat personale të 769 mijë anëtarëve të sistemit. Në mesin e këtyre përfshihen informacione të tilla si emri dhe mbiemri, data e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore dhe emrat e anëtarëve të familjes. Ndërkohë bëhet e ditur se lidhur me çështjen janë informuar personat të cilëve u janë vjedhur të dhënat. Pretendohet se sulmi kibernetik ndaj MOVEit është kryer nga hakerë rusë.
Vidhen të dhënat personale të 769 mijë pensionistëve
RELATED ARTICLES