Monday, February 17, 2025
HomeSOCIALEZGJEDHJET VENDORE 2023KQZ:Zgjedhjet në Rrogozhinë të përsëriten më 23 Korrik

KQZ:Zgjedhjet në Rrogozhinë të përsëriten më 23 Korrik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë të hënën datën 23 korrik, si ditën kur do të përsëriten zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës. Duke marrë shkas nga vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor, i cili i shpalli të pavlefshme zgjedhjet për kryetarin e bashkisë në Rrogozhinë, KQZ pritet të miratoi këtë të hënë projektvendimin për datën se kur do të përsëriten e zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës. Më herët, Kolegji vendosi “shfuqizimin e vendimit të KAS” dhe “shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023 në Zonën e Administrimit Zgjedhor Nr. 43, për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, duke urdhëruar përsëritjen e këtyre zgjedhjeve”. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Esmeralda Xhili, Blerona Hasa, Emona Muҫi, Edlira Petri dhe Marsela Dervishi. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati i tyre për kryebashkiak, Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës. Sipas rezultati të 14 majit, Edison Memollar i PS, fitoi me 5 129 vota, kundrejt 5 108 vota të siguruara nga Shkëlqim Hoxha i BF-së. Por ky rezultat u quajt i pavlefshën nga kolegji zgjedhor. Ditën e hënë, KQZ pritet të mblidhet për të marrë edhe disa vendime të tjera, siç janë; vendimi për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillin e bashkisë Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Po ashtu, të hënën pritet të merret vendimi për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillin e bashkisë Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Ndërkohë, që KQZ pritet t’i japi mandatin e kryetarit të bashkisë Belsh, Qarku Elbasan, Arif Faik Tafani, të propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ