Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“Vërtetim page”, shërbimi më i ri elektronik në e-Albania

“Vërtetim page”, shërbimi më i ri elektronik në e-Albania

Të punësuarit në sektorin privat apo shtetëror si dhe çdo person i vetëpunësuar mund të marrin vetë vërtetimin e pagës në portalin e-Albania. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), krahas 1226 shërbimeve elektronike të implementuara në portalin e-Albania, prej dy javësh ka vënë në shërbim të personave të punësuar në sektorin privat apo shtetëror, si dhe për çdo person të vetëpunësuar, shërbimin e ri elektronik “Vërtetim page”. Ky shërbim mund të aksesohet në linkun përkatës, në portalin e-Albania, duke gjeneruar në kohë reale, me vulë elektronike, dokumentin e vërtetimit të pagës. Pajisja me këtë dokument si procedurë online nëpërmjet portalit do të thotë që të mos procedohet me lëshimin e tij fizikisht pranë subjekteve private apo institucioneve shtetërore, duke lehtësuar kësisoj punën, si në sektorin privat, ashtu dhe në administratën shtetërore. Sipas AKSHI-t, procedura online duhet të ndiqet nga vetë aplikanti për t’u pajisur me vërtetimin e pagës, me vulë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania.https://ata.gov.al/2022/10/27/vertetim-page-sherbimi-me-i-ri-elektronik-ne-e-albania/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments