Saturday, November 30, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAVera më e nxehtë nuk do të kishte ndodhur pa ndryshimet klimatike...

Vera më e nxehtë nuk do të kishte ndodhur pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu

Vera më e nxehtë e regjistruar në Evropë nuk do të kishte ndodhur pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, deklaroi Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe. Verën e kaluar, sinoptikanët regjistruan temperatura afër 1,0 gradë Celsius mbi mesataren në të gjithë Evropën. Gjatë valës së të nxehtit rekord, një rekord i ri i temperaturës maksimale evropiane u vendos në Sirakuzë, Siçili, ku temperaturat arritën 48,8 gradë Celsius, duke mposhtur nivelin e mëparshëm evropian prej 48 gradësh Celsius, regjistruar në Athinë në 1977. Shkencëtarët më pas analizuan të dhënat duke përdorur një koleksion të madh simulimesh kompjuterike për të krahasuar klimën siç është sot, me rreth 1,0 gradë Celsius të ngrohjes globale, me klimën që do të kishte qenë pa ndikimin njerëzor, duke përdorur të njëjtat metoda të së kaluarës. Ata arritën në përfundimin se temperaturat maksimale do të ishin “të pamundura” pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Studiuesit shtuan se pa ndryshimin e klimës, rritja do të kishte ndodhur vetëm një herë në 10 000 vjet. Ky studim i fundit është një shembull tjetër se si ndryshimi i klimës tashmë po i bën ekstremet tona të motit më të rënda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments