Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAMetani, shkaktar i 30% të ngrohjes globale

Metani, shkaktar i 30% të ngrohjes globale

Metani është përgjegjës për 30 për qind të ngrohjes globale dhe nga periudha paraindustriale e deri më sot emetimet e tij janë më shumë se dyfishuar, sipas raportit vjetor të agjensisë së OKB-së për Mjedisin, UNEP. Deri më sot, ne çlirojmë rreth 380 milionë tonë metan në atmosferë çdo vit. Shumica e emetimeve të prodhuara nga aktiviteti njerëzor vijnë nga tre sektorë: bujqësia (40%), lëndët djegëse fosile (35%) dhe mbetjet (20%). Por edhe nëse është shumë përgjegjës për ngrohjen, metani shpërbëhet më shpejt se dyoksidi i karbonit. Ai zgjat në atmosferë vetëm 12 vjet, në krahasim me qindra vjet të dyoksidit të karbonit. Sipas UNEP-it, ekziston një potencial i fortë për uljen e rreth 20 për qind të emetimeve të shkaktuara nga njeriu deri në vitin 2030, me masa teknike të disponueshme me kosto të ulët ose pa kosto, ndërsa masa shtesë, si kalimi nga gazi natyror në burimet e rinovueshme, ndryshimet në dietë dhe reduktimi i mbetjeve ushqimore, mund të shtojë 15 për qind në potencialin zbutës të vitit 2030. Pra, zbatimi i të gjitha masave, strukturore dhe të sjelljes, mund të zvogëlojë emetimet e metanit me rreth 45 për qind, në krahasim me vitin 2015.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ