Thursday, March 27, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREVenecia në listën e trashëgimisë në rrezik

Venecia në listën e trashëgimisë në rrezik

UNESCO rekomandon përfshirjen e Venedikut, qytetin italian të famshëm për kanalet dhe gondolat e tij, në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, shkruan trt.net.tr. Sipas CNN, që Venecia të hyjë në listën e trashëgimisë botërore në rrezik, do të duhet miratimi i shteteve anëtare të mbledhur në një takim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të planifikuar për 10 deri më 25 shtator në Riad të Arabisë Saudite. Ekspertët shpresojnë se ky regjistrim do të nxisë angazhim më të fortë dhe mobilizim më të gjerë të aktorëve vendorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të trajtuar këtë problem të gjatë. Megjithatë, sipas raportit të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, këto masa deri më tani kanë qenë të pamjaftueshme për të luftuar përkeqësimin e situatës në Venecia dhe janë “të pamjaftueshme” veçanërisht për shkak të turizmit masiv që po pushton Serenissima dhe ndaj ndryshimeve klimatike. Qendra e Trashëgimisë Botërore beson, ndër të tjera, se “ndërtesat” e larta, të cilat mund të “kanë një ndikim të rëndësishëm negativ vizual” në qytetin lagunor, duhet të ndërtohen larg qendrës së Venecias. Venecia, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe jetën artistike evropiane, ka pritur shumë artistë. Shkurtin e kaluar, për shkak të thatësirës së madhe, gondolat, taksitë e ujit dhe autoambulancat nuk mundën të lundronin në disa nga kanalet e famshme të saj, ndërsa pas përmbytjeve të nëntorit 2019, disa ndërtesa historike ishin në rrezik. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ