Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA Vendimi për ndërprerjen e grevës varet nga anëtarësia

 Vendimi për ndërprerjen e grevës varet nga anëtarësia

Anëtarësia e SBAShK-ut sot ka filluar votimin nëpër shkolla për të marrë përgjigje a është për apo kundër ndërprerjes së grevës. Këshilli Grevist njoftoi se propozimi është që mësimi të nisë më 3 tetor e të vazhdojë deri në janar 2023. Propozimin e sindikatës e kanë mirëpritur drejtuesit e institucioneve arsimore. Sindikata e Arsimit dje përmes një komunikate ka bërë me dije se do ta kërkojë mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës deri në fillim të muajit janar. Për këtë propozim, Skender Gashi nga Këshilli Grevist i SBASHK-ut i ka thënë RTK-së se vendimi për ndërprerjen e grevës varet nga vullneti i anëtarësisë dhe nëse ky propozim refuzohet, greva do të vazhdojë. “Kemi filluar veprimet sindikale duke komunikuar drejtpërdrejt me kryetarët e niveleve komunale dhe ata komunikojnë me kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave që ta marrin mendimin se a e pranojnë pezullimin e grevës deri në fillim të vitit 2023. Kjo mbetet në vullnetin e anëtarësisë së gjerë sindikaliste. Nëse e refuzojnë, Këshilli Grevist i SBAShK-ut do ta respektojë vullnetin e anëtarësisë dhe greva do të vazhdojë”, deklaroi Gashi. Propozimin e Sindikatës së Arsimit po e mirëpresin edhe përfaqësuesit e institucioneve arsimore. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë për RTK-në se beson fuqishëm se anëtarësia e SBAShK-ut do ta dëgjojë zërin e udhëheqjes së saj dhe do t’i rikthehet punës në shkolla. “Unë mendoj se ky është vlerësim jashtëzakonisht pozitiv i cili flet se ka pasur reflektim edhe brenda sindikatës dhe besoj fuqishëm se edhe anëtarësia e SBAShK-ut do ta dëgjojë zërin e udhëheqjes së saj dhe do t’i rikthehet punës në shkolla. Kjo do të mundësonte që të gjitha kërkesat t’i diskutojnë në mënyrë të qetë dhe pa i futur në mes nxënësit”, tha Pupovci. Në të gjitha shkollat në vend anëtarësia e Sindikatës së Arsimit ka filluar ta shprehë vullnetin përmes votës se a janë për apo kundër ndërprerjes së grevës, ndërsa pas rezultateve kjo sindikatë do të dalë me një qëndrim a do të fillojë apo jo procesi mësimor më 3 tetor.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618535

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ