Saturday, July 27, 2024
HomeAKTUALITETVendet me klimën perfekte.

Vendet me klimën perfekte.

Nuk ekziston klima perfekte por ka disa vende me klimë shumë pranë perfeksionit bazuar në kriteret më specifike për një jetë të shëndetshme. Përtej pranverës apo verës së përjetshme, klimë thuaje perfekte kanë shumë prej vendeve të Amerikës Latine ku stinët ende ndërrohen butësisht.

Po cilat janë vendet që ofrojnë kushte klimatike për t’i quajtur ideale?

Klima e Meksikës ofron gjithcka! Përgjatë brigjeve të Paqësorit, në pjesën më të madhe të vitit moti është i ngrohtë, i lagësht dhe mot më i freskët sjell stina e dimrit. Nëse i ngrohti nuk është i preferuari juaj, mund të ngjiteni në rrafshnaltat meksikane në 2000 m lartësi, ku moti freskohet dhe nuk ka lagështirë. Temperaturat gjatë vitit nuk bien poshtë 4°C dhe në verë ngjiten deri 30°C ndërsa shiu, shfaqet pasdite, për 1-2 orë dhe largohet si të mos kishte ndodhur.

Mrekullia e klimës vijon me Kolumbinë që ofron plazhe tropikale.

Kolumbia ofron edhe të ftohtin e Andeve, thatësirën e Tatakoas dhe Amazonën me shi të përjetshëm. Klima tropikale spikat gjatë gjithë vitit në pjesën më të madhe të vendit ndërkohë që qytetet gjatë shpateve të Andeve, banorët njohin vetëm pranverë.

Klimën që do të dëshironit, e gjeni në Ekuador ku nuk është nxehtë por as ftohtë. E vendosur në vijën ekuatoriale dhe në lartësi nga niveli i detit, Ekuadori ofron klimën thuajse perfekte me tre zona klimatike krejt të ndryshme. Klima bregdetare dhe ajo tropikale në xhungël, spikat pjesën më të madhe të vendit ku ju mjafton një bluzë e lehtë dhe një cadër gjatë gjithë vitit.

Ndërsa, në zonat pranë Andeve, spikat klima malore ku përvec bluzës së lehtë dhe cadrës, ju nevojitet vetëm një xhaketë e lehtë për orët e natës dhe mëngjesit.

Për të huajt që duan të jetojnë në këto vende, mjaftojnë pak vite për të humbur konceptin e stinëve dhe nëse do të ndjeni vapë, mjafton të hapni një dritare ndërsa kur ndjeni ftohtë, mjafton t’a mbyllni atë.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments