Papa Françesku dënon luftën që Rusia ka nisur kundër Ukrainës dhe vërejtjet e tij për të nuk duhet të interpretohen si qëndrim politik, deklaroi shërbimi për shtyp i Selisë së Shenjtë në një deklaratë. Sipas deklaratës, ka pasur ndërhyrje të shumta nga Papa Françesku dhe bashkëpunëtorët e tij në kuadër të luftës në Ukrainë. Megjithatë, ditët e fundit ka pasur “diskutime publike për rëndësinë politike të ndërhyrjeve të tilla”. “Fjalët e Atit të Shenjtë për këtë temë dramatike duhet të lexohen si një zë i ngritur në mbrojtje të jetës njerëzore dhe vlerave që lidhen me të, dhe jo si politik. Lufta në shkallë të gjerë në Ukrainë, e nisur nga Federata Ruse, ndërhyrjet e Atit të Shenjtë Papa Françesku janë të qarta në dënimin e saj si moralisht të padrejtë, të papranueshme, barbare, të pakuptimtë, të neveritshme dhe sakrilegjike”, thuhet në komunikastën e Vatkianit.https://ata.gov.al/2022/08/30/fokus-vatikani-verejtjet-e-papes-per-luften-ne-ukraine-nuk-duhet-te-shihen-si-qendrim-politik/