Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEVatikani u jep grave të drejtën e votës për herë të parë...

Vatikani u jep grave të drejtën e votës për herë të parë në historinë e Kishës Katolike

Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike Romake, gratë u lejuan të marrin pjesë në Sinodin, një mbledhje e rëndësishmë e Vatikanit ku diskutohet mbi politikat që do të ndjekë kisha në të ardhmen. Mbledhja e rreth 300 peshkopëve nga e gjithë bota përfshiu gjithashtu për herë të parë murgesha dhe 70 laikë, mes tyre gra, të cilët kanë të drejtë vote. Mbledhja u thirr nga Papa Françesku për të diskutuar të ardhmen e Kishës Katolike Romake, duke përfshirë tema të ndjeshme: priftërinjtë e martuar, bekimet e çifteve homoseksuale, sakramentet për të divorcuarit dhe të rimartuarit si dhe rolin e grave brenda kishës. Gratë katolike kanë bërë thirrje për pozita të barabarta dhe më shumë të drejtë fjale në lidhje me funksionimin e kishës, për vite me rradhë. Duket se po arrihet një farë konsensusi mbi çështje të veçanta, por ende ka kundërshti të thella ndaj shugurimit të grave si dhjakë, e lëre më si priftëresha. Një vendim kaq i rëndësishëm në fund i takon Papa Françeskut, i cili nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim të madh pas këtij takimi i cili përfundon më 29 tetor dhe do të mblidhet për një fazë përfundimtare tetorin e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ