Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se në qytetin Izyum në rajonin e Kharkivit të rimarrë rreth një javë më parë nga forcat ukrainase është gjetur një varr masiv. “Në Izyum në rajonin e Kharkivit është gjetur një varr masiv. Inspektimet e nevojshme vazhdojnë. Nesër do të ketë informacione më të qarta”, tha Zelensky në një deklaratë. “Gazetarët ukrainas dhe ndërkombëtarë sot do të jenë në Izyum”, theksoi Zelensky Ne duam që bota të shohë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka shkaktuar pushtimi rus. Më parë ishte Bucha, më pas Mariupol dhe tani Izyum. Rusia lë vdekje në çdo vend. Duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë”. Në anën tjetër Ministria ukrainase e Mbrojtjes në një deklaratë në Twitter njoftoi se pas marrjes nën kontroll nga forcat ruse në Izyum janë gjetur 440 trupa të pajetë në një varr masiv./https://ata.gov.al/2022/09/16/kiev-zelensky-varr-masiv-ne-qytetin-e-rimarre-te-izyumit/