Universiteti i Tiranës u ka bërë thirrje studentëve të pajisen me Kartën e Studentit, nga e cila do të përfitojnë lehtësira. Sipas njoftimit të publikuar nga Universiteti i Tiranës, përmes rrjeteve sociale janë rreth 2500 shërbime që përfitohen me Kartën e Studentit. “Studentë, pajisuni me Kartën e Studentit, përfitoni lehtësira në shërbime! Rreth 2500 shërbime të ndryshme përfitohen nga studentët, përmes Kartës së Studentit, që ofrohet nga Bashkia e Tiranës. Me nisjen e vitit akademik, Agjencia e Rinisë pranë Bashkisë Tiranë dhe Universiteti i Tiranës, nisën edhe serinë e prezantimeve të Kartës së Studentit në fakultetet e këtij universitetit. Prezantimi po bëhet përmes një panairi “shëtitës”, i cili u hap së pari në fakultetin më të madh të UT-së, atë të Ekonomisë”, njofton Universiteti i Tiranës. “Synimi i këtij panairi është t’u mundësojë të gjithë studentëve takimin e drejtpërdrejtë me bizneset nga të cilët mund të përfitojnë shërbimet e tyre përmes Kartës së Studentit. Drejtoresha e Agjencisë së Rinisë, znj. Enkelejda Hamzaj u shpreh se janë 2500 subjekte, publike dhe private, të cilat ofrojnë shërbime me tarifa të reduktuara tek Karta e Studentit, ndaj pajisja me kartë është një mundësi mjaft e mirë për çdo student”, vijon njoftimi. ““Karta e Studentit është një ndër punët e mira që Bashkia e Tiranës ka bërë. Bashkia e Tiranës, ky universitet dhe gjithë kompanitë pjesëtare të Kartës së Studentit janë krah më krah për të mbështetur studentët, dhe kjo na bën të gjithëve krenarë. Abonetë falas, subvencionimi me 50 % i konvikteve, dhe shumë elementë të tjera janë prioritet të bashkisë”, u shpreh në fjalën e tij nënkryetari i bashkisë Tiranë, Andi Seferi”, bëhet me dije në njoftim. Universiteti i Tiranës fton të gjithë studentët që të pajisen me Kartën e Studentit dhe të bëhen pjesë e përfitimit të shumë shërbimeve që ajo ofron.
UT: Pajisuni me Kartën e Studentit, përfitoni 2 500 shërbime
RELATED ARTICLES