Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUshtria në alarm për satelitin ushtarak koreano-verior

Ushtria në alarm për satelitin ushtarak koreano-verior

Ushtria japoneze është urdhëruar të jetë në gatishmëri për mbeturinat e mundshme të raketave, njoftoi media lokale, pasi sundimtari i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se kishte në plan të lëshonte satelitin e parë ushtarak të zbulimit të Phenianit. ”Ministri japonez i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada urdhëroi ushtrinë të jetë në gatishmëri më të lartë në rast se raketat e Koresë së Veriut bie mbi territorin japonez”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo. ”Përgatitjet përfshijnë vendosjen e raketave interceptore ”Patriot”, tip ”Advanced Capability-3”, me bazë tokësore, dhe anijeve luftarake shkatërruese të pajisura me ‘Aegis’ që mbanin predha interceptore tip ‘Standard Missile-3”, thanë burimet qeveritare për Kyodo. ”Gjatë një vizite në Administratën Kombëtare të Zhvillimit të Hapësirës Ajrore (NADA) të martën, Kim udhëzoi që sateliti ushtarak të lëshohej në datën e planifikuar”, njoftoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA, pa përmendur një datë specifike të nisjes. Kim bëri thirrje që një numër satelitësh zbulues të vendosen në të ardhmen për të rritur fuqishëm aftësinë e vendit për mbledhjen e informacioneve sekrete satelitore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ