Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të shëndetshme dhe efektive për të humbur peshë, fibrat mund të jenë aleati i përsosur në luftën kundër kilogramëve të tepërt. Fibrat janë një komponent kyç i një diete të ekuilibruar dhe mund të ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë ndjenjën e zgjatur të ngopjes, përmirësimin e tretjes dhe rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Fasule- Thjerrëzat dhe fasulet janë të pasura me fibra për shembull, një gjysmë filxhani fasule përmban 9 gram fibra.
Brokoli- Një filxhan brokoli përmban rreth 5 gram fibra, të cilat mund të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të zorrëve.
Manaferrat- Manaferrat dihet se janë të pasura me antioksidantë, por edhe të pasura me fibra. Një filxhan me boronica të freskëta mund të sigurojë rreth 4 gram fibra, po aq të pasura me fibra janë manaferrat, luleshtrydhet dhe mjedrat. Përveç kësaj, manaferrat janë gjithashtu të ulëta në kalori.
Avokado- Një filxhan avokado përmban rreth 10 gramë fibra, siguron një sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore të pangopura dhe është e pasur me shumë vitamina dhe minerale.
Mollët- Një mollë përmban rreth 4 gram fibra, në varësi të madhësisë së saj. Nuk përmban yndyrë apo proteina, ka shumë pak kalori dhe akoma më pak sheqer.
Patate- Një patate e vogël e bardhë me lëkurë mund të sigurojë rreth 3 gram fibra në përgjithësi, të gjitha varietetet e patates janë të pasura me fibra.