Friday, November 22, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAUra e Peljeshacit ne Kroaci

Ura e Peljeshacit ne Kroaci

“Kjo është një ëndërr e realizuar për të gjithë kroatët,” tha Babiç. “Është diçka për të cilën kemi ëndërruar për 300 vjet që nuk duhet të kalojmë kufirin për të shkuar në pjesën tjetër të vendit. Kjo është një nxitje e madhe edhe për ekonominë tonë”. Vedran Antunica, kryebashkiaku i Stonit, tha për “Xinhua” se falë urës së re të ardhurat e qytetit nga turizmi pritet të arrijnë rekord këtë vit, sepse këtë vit këtu ardhur rreth 10 herë më shumë turistë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. . “Do të doja të falënderoja ndërtuesit kinezë. Shumë njerëz këtu mendojnë se pa ta ura nuk do të kishte përfunduar kurrë,” tha ai. Sipas ambasadorit kinez në Kroaci Qi Qianjin, ura e Peljeshacit është produkt i bashkëpunimit, zhvillimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Hapja e urës ka nxitur shumë zhvillimin e ekonomisë vendore, ka lehtësuar shkëmbimet e personelit dhe logjistikës, ka promovuar zhvillimin e turizmit dhe ka sjellë përfitime për popullin kroat, vuri në dukje ai, duke shtuar se ura ka përmirësuar po ashtu marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Kroacisë dhe ka thelluar miqësinë tradicionale ndërmjet dy popujve.Ura e Peljeshacit në jug të Kroacisë, e ndërtuar nga një konsorcium kinez i udhëhequr nga Korporata e Rrugëve dhe Urave e Kinës (CRBC), ka bartur rreth 500 000 automjete që nga hapja e saj më 26 korrik. Mesatarisht, mbi 15 500 automjete e kalojnë këtë urë çdo ditë, ndërsa kulmi ka arritur në 19 028 më 30 korrik. Në fundjavë, numri i zakonshëm i automjeteve që qarkullojnë nëpërmjet kësaj ure është rreth 18 000, tha në një intervistë për agjencisë kineze të lajmeve “Xinhua” të premten Slavisha Babiç, kreu i departamentit të trafikut në Kompaninë Kroate të Rrugëve. Fluksi i trafikut ka qenë i qetë, pa asnjë aksident. Ura lidh pjesën kontinentale të Kroacisë me gadishullin Peljesaç, duke i dhënë vendit një lidhje të vazhdueshme tokësore që anashkalon territorin boshnjak. Ajo lehtëson mjaft lëvizjen e mallrave e shërbimeve në të gjithë vendin dhe i jep një shtysë të madhe turizmit në pikat e njohura si Korcula ose Dubrovniku në jug të vendit.https://lajme.rtsh.al/artikull/ura-e-peljeshacit-i-jep-shtyse-te-fuqishme-ekonomise-kroate

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments