Ura e Madhe e Kukësit

0
3

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metrash dhe lartësi 56 metra.

Ura sjell edhe një arkitekturë të veçantë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët.

E projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur italianë Giorgio Rizzo, kjo urë i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke zëvendësuar urën e vjetër ekzistuese dhe lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në atë zonë.

Ura ka 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen në bazamentin e harkut të urës.