Tuesday, March 25, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIUra e Kushovës, investim për zhvillimin e Gramshit

Ura e Kushovës, investim për zhvillimin e Gramshit

 Ura e Kushovës ka përfunduar dhe është e aksesueshme edhe nga automjetet. Kjo urë është një prej shumë investimeve të kryera në Gramsh, që përveçse u shërben banorëve të zonës, shkurton edhe distancën për shumë turistë që duan të vizitojnë Ujëvarën e Sotirës.

Ndërtimi i kësaj ure është i një rëndësie të madhe pasi lehtëson maksimalisht jetesën në këtë zonë.

Fshati Kushovë i Gramshit njihet edhe për fushat e mbjella me livando, një bimë aromatike, e cila gjen përdorim të gjerë në industrinë kozmetike.

Lehtësitë do të krijohen kryesisht për banorët e zonës dhe biznesin e tyre, por edhe për ata që do të duan të vizitojnë natyrën e bukur të Kushovës.

Ndërkohë, investimi i kryer në Kushovë, shkurton distancën me ujëvarën e famshme të Sotirës, e cila buron nga mali i Tomorit  dhe rreth  22 kilometra larg Gramshit.

Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.

Bota bimore rreth ujëvarës është tepër e pasur, me pemë bliri, lofate, frashëri, lisi e deri edhe te gështenja e egër që është e rrallë në gjendje të egër. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ